Xhudistja Distria Krasniqi është shprehur e lumtur me të Argjendtën që e fitoi në Olimpiadën “Paris 2024”, duke thënë se për të kënaqësi është të jetë në podium, pa marrë parasysh ngjyrën e medaljes, transmeton Gazeta Enigma.
“Jam shumë e lumtur. Kënaqësi është të jesh nëpodium, nuk ka rëndësi ngjyra e finales.
Ajo i la pak faj fokusimit më shumë në gjysmëfinale sesa në finale, çka rezultoi me humbje në finale.
“Kam qenë më shumë e fokusume në gjysmëfinale sësa në finale. Ndoshta kjo më ka penalizu”, tha Distrja.
“Po ndihem shumë e lumtur, po shpresoj që edhe Nora Gjakova nesër do të jetë kështu si unë”, deklaroi tutje ajo. /Gazeta Enigma