Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Mastersin e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Krasniqi në finale u mposht nga xhudistja franceze, Amandine Buchard.
Amandine Buchard fitoi në Golden Score me rezultat 1-0.
Sot gjithashtu në garë ishte edhe Nora Gjakova, por ajo u ndal në raundin e dytë.
Nesër do të garojnë edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.