Sot shënohet dita e 26-të e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ndërsa, Mariupol ka refuzuar thirrjet ruse për t’u dorëzuar në këmbim të kalimit të sigurt nga qyteti;
Agjencia e inteligjencës e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar thotë se forcat ruse që përparojnë në Kiev nga veriperëndimi janë zmbrapsur nga rezistenca e Ukrainës;
Disa predha ruse goditën shtëpi dhe një lagje tregtare në lagjen Podil të Kievit duke vrarë të paktën katër persona;
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se më shumë se 7 mijë njerëz u evakuuan nga qytetet përmes korridoreve humanitare të dielën, më shumë se gjysma nga Mariupol
Presidenti i SHBA, Joe Biden do të vizitojë Poloninë këtë javë për një diskutim rreth Ukrainës;
Një rrjedhje amoniaku në një fabrikë kimike në qytetin lindor të Ukrainës, Sumy, ka kontaminuar një zonë me një rreze prej më shumë se 2.5 km.
Ndryshe, Presidenti ukraians tha se është i gatshëm për negociata me Putinin.