Koha për derbin më të madh në Kosovë, Gjilani dhe Drita përballen sot

Koha për derbin më të madh në Kosovë, Gjilani dhe Drita përballen sot

Java e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet ditën e sotme (e enjte) me dy ndeshjet e fundit, e që kanë vëmendjen kryesore të kësaj xhiroje.

Gjilani dhe Drita e zhvillojnë derbin më të madh të futbollit kosovar në stadiumin me bari sintetik nga ora 13:00.

Dy rivalët e përbetuar lokal kërkojnë vetëm fitoren në këtë derbi i cili sërish luhet pa prezencën e dy tifozerive për shkak të sigurisë dhe kushteve jo të mira të stadiumit ndihmës në Gjilan.

Ballafaqimi tjetër luhet në Suharekë. Ballkani është nikoqir i Llapit nga ora 13:00. Pikët e plota janë të domosdoshme për dyja skuadrat, andaj kjo premton se në fushë do të jetë një lojë e luftuar.

Në takimet tjera të kësaj jave të zhvilluara të mërkurën, Prishtina pësoi 2:1 nga Malisheva në udhëtim, 89-shi triumfoi te Ferizaj e Drenica u mposht në Skenderaj nga Dukagjini 0:1.

Related Articles