Dita e shtatë e grevës së minatorëve në Trepçë

Dita e shtatë e grevës së minatorëve në Trepçë

Sot është dita e shtatë prej kur minatorët në Trepçë kanë hyrë në grevë.

Ata po kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë teksa kërkojnë edhe sigurimin e kushteve të punës. Për këto kërkesa ata po kërkojnë garanci me shkrim.

Dje, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka thënë se gjendja e minatorëve që po grevojnë është “jashtëzakonisht e rëndë”.

Ai në një prononcim për Gazetën Express tha se mbi 40 minatorë kanë kërkur ndihmë mjekësore.

“Gjendja e minatorëve është jashtëzakonisht e rëndë, po vazhdon duke u përkeqësu nga momenti në moment. Në 24 orët e fundit, numri i minatorëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore është mbi 40”, tha ai.

Jonuzi e ka ftuar kryeministrin Kurti që t’i vizitojë minatorët dhe më pas t’ua bëj një zgjidhje.

“Ai është i vetmi që mund ta gjejë zgjidhjen”, tha dje Jonuzi.

Related Articles