Sot është dita e tretë e luftës në Ukrainë. Më poshtë gjeni një përmbledhje të zhvillimeve që kanë ndodhur që prej mbrëmë.
Mediet ruse e cituan Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë të ketë thënë se forcat ruse e kanë marrë nën kontroll qytetin Melitopol.
Forcat ruse po kryejnë sulme të koordinuara me raketa dhe artileri në disa qytete, përfshirë kryeqytetin Kiev.
Presidenti rus, Vladimir Putin, i kërkoi ushtrisë së Ukrainës që të rrëzojë udhëheqjen e vendit dhe të negociojë paqen.
Ukraina dhe Rusia po diskutojnë për vendin dhe kohën e bisedimeve, tha zëdhënësi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në mediat sociale.
Rusia i vuri veto një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënonte pushtimin e Ukrainës nga Moska, ndërsa Kina abstenoi nga votimi.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, udhëzoi Departamentin amerikan të Shtetit të lëshojë 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe i kërkoi Kongresit të miratojë 6.4 miliardë dollarë ndihmë për të trajtuar krizën humanitare dhe të sigurisë.
Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ministrit të tij të Jashtëm, Sergei Lavrov. Bashkimi Evropian dhe Kanadaja e kanë bërë një gjë të tillë.
Ukraina tha se më shumë se 3,000 ushtarë rusë janë vrarë. Rusia nuk publikoi shifra të viktimave. Kombet e Bashkuara thanë se 25 civilë janë vrarë dhe 102 janë plagosur.
NATO-ja aktivizoi planet e mbrojtjes në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Trafiku ajror rus, përfshirë linjat ajrore komerciale dhe avionët privatë, u ndalua në disa vende të Evropës.