Ditë e zezë: Tetë të vdekur dhe 2 mijë e 236 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ditë e zezë: Tetë të vdekur dhe 2 mijë e 236 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot janë regjistruar tetë vdekje dhe 2 mijë e 236 raste të reja me COVID në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftim, gjithashtu bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 11 mijë e 373 testime, derisa 138 janë shëruar.

Ndërsa, brenda këtyre 24 orëve janë vaksinuar 22 mijë e 119 pacientë, kurse numri total i dozave të administruara është 644 mijë e 212.

Ndryshe, në Kosovë janë gjithsej 14 mijë e 249 raste aktive.

Vlen të theksohet, se nga data 20 gusht do të hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID, kjo për shkak të rritjes së rasteve të reja me virus.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles