Ditën e Pavarësisë nuk do të punojnë qendrat e vaksinimit

Ditën e Pavarësisë nuk do të punojnë qendrat e vaksinimit

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, të enjten nuk do të punojnë qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

“Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton qytetarët se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk do të punojnë ditën e enjte, me datë 17 shkurt 2022, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet “Duke ju bërë thirrje që të zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër COVID-19, në mundësinë e parë, Ministria e Shëndetësisë i uron qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë!” – thuhet nga MSH-ja. / Gazeta Enigma.

Related Articles