Manchester United sonte do të ndeshet me Leicester Cityn, ndeshje e vlefshme për tri pikë në Premier League.
Ekipi nga Old Trafford është në kërkim të fitores së tretë rresht, ndërsa Leicester City mund ta pësojnë humbjen e tretë, apo ta ndalojë serinë e humbjeve.
Lojtarët e United vijnë me motivim, pasi arritën të mposhtin dy ekipe rresht, Liverpoolin dhe Southamptonin.
Ndeshja luhet nga ora 21:00, në “King Power Stadium”.