Ish-kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati aktualisht është duke u operuar në këmbë dhe operacioni pritet të zgjasë rreth gjashtë orë. Djali i Gucatit, Musliu, tha përmes një postimi në profilin e tij në Facebook se operacioni është shumë i komplikuar dhe se familja nuk është lejuar të shkojë në vizitë.
Tutje ai ështբ shprehur se kjo plagë po hapet për të 28 herë e në peshoren time kjo e sotmja po peshon më Shumë dhimbje se të gjitha të tjerat së bashku.
‘’Pas 22 viteve luftë për çlirim e mbijetesë, pas plotë 22 viteve dhimbje, vuajtje, vështirësi sa në malet e Berishës e në spitalet e Shqipërisë, Gjermanisë, Kosovës, Turqisë, pas përjetimit të karrocave invalidore e patericave, pas plotë 27 herë që kjo plagë të dha krenari sa herë që të dha dhimbje’’, ka shkruar Musliu.
‘’Sot po kjo plagë po hapet për të 28 herë e në peshoren time kjo e sotmja po peshon më Shumë dhimbje se të gjitha të tjerat së bashku’’, tha ai.
Musliu: Po hapet një plagë e lirisë ndër pranga e mbrapa qelisë.
Sipas tij gjykata nuk i ka lejuar familjarët që të jenë sot pranë tij.
‘’E gjykata e turpit që po i fashon plagët tua është e njëjta që nuk e lejoi as gruan e as fëmijët tu që jemi rritur me këto plage të jemi sot pranë teje’’, ka shkruar ai.
‘’Ne e dimë që ti do jesh i fortë së i tillë ke qenë gjithmonë e të tillë na ke mësuar të jemi edhe ne, i pa mposhtur e krenar. Le të hapet edhe një herë ajo plagë ty nuk do të të vrasi sepse ne të presim të vish ashtu si shkove Çlirimtar’’, thuhet në postimin e tij. /Gazeta Enigma/