Djali i ish-presidentit Thaçi: E drejta e luftës dhe lirisë do të fitojë

Djali i ish-presidentit Thaçi: E drejta e luftës dhe lirisë do të fitojë

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, është i bindur se në fund do të fitojë liria.

Ai tha se sot do të fillojë beteja e radhës.

“Sot fillon gjyqi. Sot fillon beteja e radhës për të vërtetën. Me zemrën plot siç ishin edhe sheshet dje plot, e vërteta e luftës dhe lirisë do të fitojë. Faleminderit nga zemra për mbështetje”, tha ai.

Sot në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Related Articles