Djali i Jakup Krasniqit: Protesta e sotme nuk është për individë, por për luftën e UÇK-së

Djali i Jakup Krasniqit: Protesta e sotme nuk është për individë, por për luftën e UÇK-së

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, të enjten ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së sotme që do të mbahet në orën 17:00, raporton Gazeta Enigma.

Ai thekson se kjo protestë nuk ka të bëjë me mbrojtjen e disa individëve, por me mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Protestoni sot bashkë me ne! Jo për individët, por për çka ata përfaqësojnë – për luftën e drejtë dhe të shenjtë të UÇK-së. Ata luftuan për ne, ne sot kemi obligim moral të ngrihemi për ta”, shkroi ndër të tjera ai.

“Protestoni sot bashkë me ne, sepse ndërsa jeta vazhdoi dhe ne po e jetojmë rehatinë që na e solli lufta e UÇK-së, ata po e jetojnë padrejtësinë më të madhe. Larg atdheut, ata përjetuan vdekjen e prindërve e vëllezërve. Fëmijët u rritën, disa u martuan, e babai u bë edhe gjysh. Megjithëse larg atdheut, ata nuk u dorëzuan, e nuk do të dorëzohemi as ne”, tha ai.

Related Articles