Djali i të ish-burgosurit politik Rrahman Bahtirit i bashkohet Selim Pacollit në garë për Prishtinën

Djali i të ish-burgosurit politik Rrahman Bahtirit i bashkohet Selim Pacollit në garë për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka bërë të ditur se listës së tij i’u është bashkuar edhe një i ri, të cilin e ka quajtur ‘sinonim’ i kryeqytetit e ai është Besnik Bahtiri.


Ai ka thënë se Besniku vjen nga një familje me atdhedashuri të skalitur dhe është i biri i një të burgosuri politik, Rrahman Bahtirit i cili është dekoruar me “Urdhërin e Lirisë”, nga Presidenca e Kosovës.

“Falë energjisë, përgatitjes akademike si ekonomist i diplomuar,në përfundim e sipër në master në departamentin administrat e përgjithëshme diplomaci, kontributit në AKR ku prej kohësh shërben si Kryetar i Forumit Rinor, jam i bindur se rinia do ta ketë përfaqësimin e duhur.”, ka shkruar Pacolli.

Ky është postimi i tij:

Listës për Prishtinën i është bashkuar edhe Besnik Bahtiri, i riu “sinonim” i kryeqytetit.
Besniku vjen nga një familje me atdhedashuri të skalitur ndër breza, është i biri i atdhetarit Rrahman Bahtiri, ish i burgosur politik i dekoruar me “Urdhërin e Lirisë” nga Presidenca e Republikës së Kosovës, e nip i heroit Bajram Bahtiri. Si emri, në bazë të pseudonimit të axhës, Besniku është besnik në punën e dashurinë për kryeqytetin.
Falë energjisë, përgatitjes akademike si ekonomist i diplomuar,në përfundim e sipër në master në departamentin administrat e përgjithëshme diplomaci, kontributit në AKR ku prej kohësh shërben si Kryetar i Forumit Rinor, jam i bindur se rinia do ta ketë përfaqësimin e duhur.
Suksese 8-shit të listës sonë, Besnikut!
Të priftë e mbara. 

Related Articles