Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti e kishte kanosur verbalisht babanë e tij.
Sipas policisë, i dyshuari ishte i dehur gjatë atij momenti.
Me vendim të prokurorit ai u mbajt për 6 orë në stacion policor.
“Prizren 08.10.2021-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar verbalisht viktimen mashkull kosovar babain e tij . I dyshuari me vendim të prokurorit mbahet për 6 orë në stacion policor”, thuhet në njoftim. /Gazeta “Enigma”/