Vëllu i reperit kosovar, Qëndrim Jonuzaj, është shndërruar në një prej emrave më të përfolur në Kosovë. Jonuzaj, është emër i njohur për Policinë e Kosovës që nga viti 2018. Kjo për ngjarjet e shkaktuara nga ana e tij, të cilat edhe e kanë bërë të raportohet për të nga ana e policisë.
Emri i vëllaut të reperit Buta është regjistruar për herë të parë në polici në vitin 2018 për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve”.
Si rezultat i kësaj vepre penale, Jonuzaj është shpallur fajtor, duke u dënuar me vetëm 500 euro gjobë.
Në vitin 2019, Jonuzaj sërish ka vizituar zyret e policisë, por këtë herë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Me kërkesën e të akuzuarve A.H, Qëndrim Jonuzaj dhe R.S që lënda të dërgohet në Qendër të Ndërmjetësimit dhe si rezultat i kësaj Gjykata pas shikimit dhe vlerësimit të marrëveshjes dhe me vetë dëshirë kanë shprehur gatishmërinë që kjo çështje të zgjidhet me ndërmjetësim, atëherë u vendos nga Gjykata që të aprovojë marrëveshjen si të bazuar.
Vizitat e Jonuzajt në Policinë e Kosovës, nuk mbaruan me kaq. Në vitin 2020, personi në fjalë u akuzua për veprën penale “Përdorim i armës dhe mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i armëve të pa autorizuara”.
“Më datë 01 gusht, rreth orës 23:00h në Ferizaj, si pasoj e një fjalosje të shkurtër ditën kritike me të pandehurit të dytë A.H dhe të dëmtuarit D.V, e të cilës marrëveshje i ka parapri një problem mes tyre i ndodhur qysh para një viti, e që ditën kritike i njëjti së bashku me të pandehurin A.H, në veturën e tij shkojnë para një restoranti, dhe para se të dalin të dy nga vetura, A.H merr revolën dhe me qëllim të frikësimit shtie një herë në tokë, ndërsa në largim e sipër nga vendi i ngjarjes, u drejtohet të dëmtuarvë më fjalët se “herën tjetër do t’ju vras të gjithëve”, thuhet në përgjigjën e Gjykatës për Gazetën Enigma.
Si rrjedhojë e kësaj, Jonuzaj u shpall fajtor prej pesë mijë euro të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në arrest shtëpiak nga data 03.08.2020 deri më 14.09.2020.
Në këtë rast, Prokuroria njofton se të pandehurit kanë pranuar fajësinë.
Dhe si përfundim, në vitin 2022 i pandehuri Jonuaj kreu aktin duke e privuar nga jeta 30-vjeçarin nga Ferizaj. Sa i përket kësaj çështje, mediat raportuan se Jonuzaj dhe vëllau i tij Buta, ishin shok me viktimën dhe ngjarja kishte ardhur si rezultat i asaj se ndjeri kishte djegur veturen e reperit Buta.
Njëri nga policët që ishin në vendin e ngjarjes, kishte arritur ta plagosë Qëndrim Jonuzaj, por kjo ngjarje nuk përfundon me kaq. Zyrtari policor nga Njësiti Antidrogë në kuadër të Policisë së Kosovës u vendos të suspendohej nga puna për 72 orë, por pas verifikimit të pamjeve filmike, Inspektorati Policor i Kosovës ka marrë vendim që të mos vazhdojë rekomandimin për vazhdimin e suspendimit.
Nga Inspektorati Policor i Kosovës kanë konfirmuar se rasti do të vazhdojë të hetohet në procedurë të rregullt, por se nuk është rekomanduar vazhdimi i suspendimit.
“Nuk kemi rekomanduar vazhdimin e suspendimit”, u tha në përgjigjen e Zyrës për Informim nga Inspektorati Policor.
E lidhur me këtë çështje u deklarua edhe Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj.
“Fillimisht ishte vlerësuar nga hetuesi që zyrtari policor të suspendohet për 72 orë, deri në sqarimin e rrethanave të rastit. Por, pas verifikimit të pamjeve filmike, IPK ka vendosur që mos të rekomandojë vazhdimin e suspendimit, ndërkaq rasti do të hetohet në procedurë të rregullt, sipas autorizimeve të Prokurorisë”, ka deklaruar ai.
Ndryshe nga IPK ishte theksuar se më 28 maj 2022 pas mesnatës, hetuesit e IPK-së janë njoftuar për rastin në fjalë ku sipas informatave fillestare në Ferizaj një zyrtar policor kishte përdor armën e tij zyrtare duke gjuajtur në drejtim të një personi që dyshohet të ketë qenë i armatosur dhe i cili dyshohet për vrasje që kishte ndodhur pak më herët në lokacionin e njëjtë.
“Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së janë dalë në vendin e ngjarjes ku në koordinim me ekipet tjera reaguese policore dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë në Ferizaj kanë ndërmarrë disa veprime hetimore duke përfshirë këtu përveç tjerave edhe identifikimin e disa kamerave të sigurisë të cilat kanë mundur të mbulojnë me pamje vendin ku ka ndodhur incidenti.Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore në koordinim me prokurorin kompetent duke përshirë edhe rezultatet e ekzaminimeve të ndryshme forensike, mjeko ligjore, balistike etj. për të vërtetuar se a janë plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armës zyrtare dhe për të ndriçuar të gjitha rrethanat lidhur me rastin.”, ishte thënë nga IPK pas rastit të ndodhur të premten në Ferizaj.
Tutje u tha se IPK do të mbajë të informuar opinionin e gjerë lidhur me të gjeturat dhe rezultatet e hetimit në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.
Gjatë ditës, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari deklaroi se tani për tani mbi zyrtarin policor rëndojnë dyshimet se ka kryer veprat penale: Keqtrajtim i ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.
Si rezultat i të gjitha aktakuzave dhe veprave që Jonuzaj i kishte kryer në të kaluarën, deri në aktin e fundit, i njëjti u kap dhe ra në pranga të Policisë së Kosovës. /Gazeta Enigma/.