Dokumentari i Netflix mbi shoferin ikonik të Formula 1, Michael Schumacher do të publikohet më 15 shtator dhe aktualisht është publikuar ‘trailer’-i, i cili tregon se dokumentari do të përmbajë edhe disa intervista ekskluzive dhe pamje të rralla të tij.
Gruaja e Michael Schumacherit tha se piloti legjendar i Formula 1 ende i tregon asaj ‘sa i fortë është ai çdo ditë’ në një ‘trailer’ emocional për dokumentarin e tij të ardhshëm, shkruan The Daily Star.
Promoja u publikua në 30 vjetorin e debutimit të Schumacher itnë F1 në Çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 1991 dhe përfshinte mesazhe nga disa njerëz të afërt me të.
Dokumentari, i titulluar “SCHUMACHER”, do të dalë në Netflix më 15 shtator dhe do të synojë të shfaqë një anë tjetër të shtatë herë kampionit botëror në një portretizim shumë intim.
Do të përfshijë intervista të rralla, pamje të pa publikuara dhe video të xhiruara në shtëpi me mbështetjen e familjes së gjermanit, me gruan dhe dy fëmijët e tij që shfaqen gjithashtu në ‘trailer’.
Schumacher, 52 vjeç, pësoi një dëmtim pothuajse fatal në trurin e tij në një aksident me ski në vitin 2013, nga i cili ai u detyrua të merrte një trajtim mjekësor në shtëpi dhe të mbahej jashtë syve të publikut vitet e fundit.
Gruaja e tij Corinna tha: “Unë thjesht ndjeva se ai ishte dikush i veçantë. Unë mendoj se ai është thjesht shumë i fortë mendërisht. Jashtëzakonisht i fortë”.
Shoferi i famshëm i Ferrari-t ishte i njohur si një konkurrent i frikshëm gjatë karrierës së tij në gara dhe punoi orë të panumërta në seanca praktike për të përsosur zanatin e tij dhe për të kultivuar një mentalitet fitues.