Doli i treti në BBVA3, reagon për herë të parë Romeo Veshaj

Doli i treti në BBVA3, reagon për herë të parë Romeo Veshaj

Para pak ditësh ka përfunduar njëri ndër spektaklet më të komentuara të momentit Big Brother Vip Albania 3, raporton Gazeta Enigma.

Në garën e ngushtë mes 5 finalistëve, Romeo Veshaj u rëndit i 3-ti me radhë.

Veshaj për herë të parë pas finalës ka reaguar përmes një video postimi në instagram, duke falënderuar të gjithë ata të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.

“E pashë gjithë mbështetjen tuaj, ishit shumë” – shprehet moderatori derisa tregon mirënjohje për përkrahësit e tij.


Romeo Veshaj përtej garës në BBVA, së shpejti pritet të shihet në formatin e njohur humoristik “Love Bugs”, në versionin shqiptar “Tenxherja Kapakun”. / Gazeta Enigma

Related Articles