Donjeta Sadiku në çerekfinale, drejt medaljes dhe normës olimpike

Donjeta Sadiku në çerekfinale, drejt medaljes dhe normës olimpike

Sot (26 qershor) në ring u paraqitën boksierja Donjeta Sadiku 60 kilogramë dhe boksieri Bashkim Bajoku 51 kilogramë.

Boksierja Donjeta Sadiku fitoi bindshëm boksieren nga Zvicra, Anna Jeni, dhe u kualifikua në çerekfinale dhe tani është një fitore larg sigurimit të medaljes dhe normës olimpike.

Bashkim Bajoku për kundërshtar kishte nënkampionin e botës dhe kampionin e Evropës boksierin nga Franca, Bennama Billal, ku pësoi humbje, por Bajoku në ketë duel dha gjithçka nga vetja dhe tregoi boks të mirë, por përvoja bëri të veten dhe me nuancë të vogël francezi u shpall fitues.

Related Articles