Dorëzim-pranimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, reagon Rohde

Dorëzim-pranimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, reagon Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur habinë e tij për mungesën e “përfaqësuesve të lartë të qeverisë” në ceremoninë solemne të dorëzim-pranimit të detyrës së kreut të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë ngjarje, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresë Caka-Nimani, ia dorëzoi detyrën kryetarit të sapozgjedhur, Nexhmi Rexhepi, shkruan Gazeta Enigma.

Rohde, ka uruar ish-kryetaren për përfundimin e mandatit duke vënë në pah rolin që ka Gjykata Kushtetuese në mbështetje të demokracisë.

“Urime znj. Caka-Nimani për përfundimin e mandatit të saj dhe z. Rexhepi për zgjedhjen e tij si kryetar i ardhshëm i Gjykatës Kushtetuese. Jam dakord me Aivo: Roli i Gjykatës Kushtetuese në mbështetjen e sundimi të ligjit dhe demokracisë është i domosdoshëm. E habitshme që asnjë qeveritar i lartë nuk mori pjesë në seancën solemne të djeshme për të vlerësuar punën e Gjykatës”, shkruan Rohde në “X”./GazetaEnigma/

Related Articles