Dortmund – Real Madrid, fillon finalja e madhe e Ligës së Kampionëve

Dortmund – Real Madrid, fillon finalja e madhe e Ligës së Kampionëve

Sapo ka filluar finalja e madhe mes Borussia Dortmund dhe Real Madridit për Kupën e Ligës së Kampionëve, njofton Gazeta Enigma.

Finalja po luhet në Wembley të Anglisë.

Për të ardhur në finale, Dortmundi mposhti në gjysmëfinale Paris-Saint Germain, ndërsa Real Madridi ia ndaloi hovin Bayern Munihut.

Borussia Dortmund dhe Real Madrid janë takuar me njëra-tjetrën në 14 ndeshje të mëparshme, të gjitha në Ligën e Kampionëve. Reali ka fituar gjashtë ndeshje, ndërsa Dortmundi tri nga to. /Gazeta Enigma

Related Articles