Dortmundi ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Lillen me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Pas vetëm pesë minutash lojë, skuadra franceze kaloi në epërsi me golin e Jonathan David, ndërsa Ismaily ishte asistuesi.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, por në 45 minutat e dytë ishte një dramë e vërtetë.
Në minutën e 54-të, Emre Can i barazoi shifrat në 1-1, kur realizoi nga penalltia.
11 minuta më vonë, Beier i përmbysi shifrat, për të kaluar Dortmundin në epërsi.
Lille lëshoi dy raste të arta shënimi, duke i mundësuar kështu skuadrës gjermane që të kalojë tutje.
Në çerekfinale, Dortmundi përballet me Barcelonën që eliminoi Benfican mbrëmë (11 mars).