Dortmundi fiton “luftën” e parë ndaj PSG-së

Dortmundi fiton “luftën” e parë ndaj PSG-së

Skuadra e Borussia Dortmund ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj skuadrës së Paris Saint-Germain, të zhvilluar në kuadër të UEFA Champions League.

Dortmundi shënoi fitore me rezultat minimal, 1:0, falë golit të Niclas Fullkrug në minutën e 36-të të ndeshjes.

Vendasit kishin edhe disa mundësi tjera shënimi, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Paris Saint-Germain nuk shfaqi një lojë të mirë në 45 minutat e parë të ndeshjes, mirëpo zhvilluan një lojë tjetër në pjesën e dytë.

Mysafirët kishin disa mundësi shënimi me Mbappe e Demebel, por edhe atyre iu mungoi fati.

Fati i finalistit të Ligës së Kampionëve do të vendoset në ndeshjen e kthimit që zhvillohet javën e ardhshme.

Në finalen e madhe, Dortmundi ose PSG-ja do të përballen me fituesin e duelit Real Madrid-Bayern Munich.

Related Articles