Borussia Dortmund ka shënuar fitore ndaj Werder Bremen si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 20-të në Bundesliga.
Kjo ishte fitorja e pestë me radhë për milionerët që ngjiten në vendin e dytë në renditje.
Pjesa e parë nuk solli shumë raste, me të dy skuadrat që rrezikuan nga një herë.
Në pjesën e dytë Dortmundi mori epërsinë në lojë, duke rrezikuar disa herë, derisa e gjeti golin.
Zhvillohej minuta e 67-të, kur Nico Schlotterbeck asistoi te i riu Jamie Bynoe-Gittens që shënoi për 1-0.
Borussia nuk u ndal dhe kërkoi ta sigurojë fitoren, gjë që e arriti në minutën e 85-të, me Raphael Guerreiron që asistoi te Julian Brandt i cili shënoi për 2-0.
Me këtë fitore Borussia Dotmund ka 40 pikë, tre më pak se Bayern Munich që është lider./