Me ardhjen e pranverës, jemi pikërisht në stinën e alergjive ku me ndërrimin e stinëve, luhatja e shpeshtë e temperaturave, pluhurat ambientalë dhe polenet nxisin alergjitë dhe problemet në rrugët e frymëmarrjes tek njeriu. Se si shfaqen alergjitë, cilat janë shkaqet, e shumëçka tjetër, në një intervistë për Gazetën “Enigma”, ka folur Dr.Luljeta Ahmetaj, alergologe, shkruan Gazeta “Enigma”.
Ajo për “Gazeten Enigma” shpjegon se nëse një person vuan nga këto shenja duhet të paraqitet për vizitë mjekësore te mjeku alergolog, ku nëpërmjet testeve dhe analizave përkatëse të përcaktohet lloji i alergenit prej të cilit është i ndjeshëm.
Luljeta Ahmetaj, punon si alergo-imunologe, duke i ndihmuar të gjithë atyre që kanë alergji me këshilla dhe trajtim adekuat për mjekim. Alergo-imunologia, Dr. Luljeta Ahmetaj ka marr pjesë me punim shkencor si dhe udhëheqë një sesion shkencor mbi alergjitë në kongresin e 17 botëror të imunologjisë të mbajtur në Pekin, Kinë. Në këtë kongres profesoresha Luljeta ka paraqitur rezultatet e studimit “Veprimi i imunoterapise specifike në pacientët me astmë”.
Gazeta “Enigma”: Çfarë është alergjia?
Ahmetaj: Alergjitë paraqesin një përgjegje hiperreaktive të sistemit imunitare ndaj substancave të ndryshme qe kanë ardhur në kontakt ose kanë depërtuar në organizmin tonë. Keto substanca që quhen ndryshe si alergjene mund të jenë ushqime, ilaqe, polene, pluhur shtëpiak, polene, helmet e insekteve, etj.
Gazeta “Enigma”: Cilat janë shenjat kryesore që shfaq alergjia?
Ahmetaj: Simptomet me të shpeshta të reaksionit alergjik janë: shkuarje hunde, kruarje hunde, bllokim i hundës (Rhiniti alergjik), kruarje, skuqje dhe lotim sysh (conjuctiviti), fishkellimë gjoksi, pengesa në frymëmarrje dhe kollitje (astma bronkiale), skuqje, kruarje lëkure (urticarje), etj.
Gazeta “Enigma”: Si zhvillohen sëmundjet alergjike dhe deri ku mund të shkojnë komplikacionet e tyre?
Ahmetaj: Sëmundjet alergjike mund të fillojnë që nga simptomet më të thjeshta të cekura me sipër e deri në komplikime vdekjeprurëse (shoku anafilaktik) nëse i perfshin njëkohesisht organet e frymemarrjës si dhe sistemin kardiovaskular.
Gazeta “Enigma”: Çfarë ndodh gjatë një reaksioni alergjik?
Ahmetaj: Çdokush dhe çdo moshë mund të preket nga reaksioni alergjik. Por megjithatë me vulnerable janë personat të cilet kanë një predispozicion gjenetik për të trasheguar një atopi (një IgE te rritur në gjakun e tyre).
Gazeta “Enigma”: A mund të preket gjithkush nga alergjia?
Ahmetaj: Alergtjite mund te paraqiten ne cdo periudhe jetesore ,qe nga femijeria e hershme e deri ne pleqeri. Kur shfaqet nje Astme Bronkiale alergjike? Ne 35% te rasteve të Rhinitit alergjik me kohën mund të perfundojnë në Asthmen Bronkiale. Nga Asthma alergjike janë me të rrezikuar personat atopic(dmth që kanë një IgE të rritur).Ata me kohën do të sezibilizohen ndaj pluhurit shtepiak,poleneve,zbokthit të kafsheve etj.
Gazeta “Enigma”: Në çfarë rastesh alergjitë mund të zgjasin gjatë gjithë periudhës së vitit? Çfarë specifikash kanë ato?
Ahmetaj: Alergjia ndaj pluhurit shtëpiak, mykut ose zbokthit të kafsheve që i mbajme në shtëpi mund të zgjasë gjatë tere vitit. Dmth nuk ka karakter sezonal. Në tilla raste duhet të percaktohet shkaktari në mënyre që të bëhet trajtimi adekuat. Ndersa alergjia ne polene paraqitet strikt ne sezona te caktuara te vitit,prandaj shpesh shenohet si alergji sezonale. Përmendët pak më përpara vaksinimin.
Gazeta “Enigma”: A e zgjidh aplikimi i saj problemin në mënyrë të përhershme apo të përkohshme tek individët alergjikë ndaj ushqimeve apo poleneve?
Ahmetaj: Vaksinimi është i vetmi trajtim etiologjik i sëmundjeve alergjike, të gjitha trajtimet tjera menjanojnë vetëm simptomat, do të thotë pas ndërprerjes së terapise simptomet kthehen. Ky trajtim është specifik për secilin pacient dhe zgjat tri deri në pesë vite. Por suksesi është i garantuar.
Gazeta “Enigma”: Çfarë është alergjia nga polenet (alergjia e barit)?
Ahmetaj: Alergjitë nga poleni përfshijnë reaksionin hiperreaktiv ndaj gameteve mashkullore të lules si organ për shumëzimin e bimëve, prandaj kjo sëmundje quhet polinoze.
Gazeta “Enigma”: A janë personat alergjikë ndaj poleneve, të ndjeshëm dhe ndaj alergenëve të tjerë të ambientit apo ushqimore?
Ahmetaj: Shpeshhere pacientet alergjike ndaj poleneve janë alergjik edhe ndaj ushqimeve të caktuara psh kikirikë,arra lejthia bademe domate karrote,etj. Kjo ndodh për shkak të reaksionit të kryqezuar mes polenit dhe alergjenit në ushqim.
Gazeta “Enigma”: Çfarë duhet të bëjnë personat me alergji nga polenet, për t’u përshtatur ndaj efekteve të ndryshimeve klimaterike?
Ahmetaj: Personat që vuajnë nga alergjia ndaj poleneve duhet t’i shmangen daljes jashtë nga ora 10-16 gjatë sezonit në të cilin ndodhet piku i polenizimit të bimës së caktuar. Duhet të mos përdor shirupa të ndryshëm në bazë bimore, duhet të mos konsumojë mjaltë, etj.
Gazeta “Enigma”: Sëmundjet alergjike dhe astma të fëmijët, sa janë të rrezikshme?
Ahmetaj: Astma tek fëmijët paraqet sëmundjen me të shpeshtë kronike në moshën fëmijerore. Mbi 65% të rasteve kanë natyrë alergjike, prandaj duhet të bëhet testi i alergjisë për qëllim diagnostikimi dhe trajtimi adekuat, ka thënë Ahmetaj për Gazetën Enigma.