Politikani serb, kryetar i të ashtuajturit komitet për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, i tha RTS-së se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbron vazhdimin e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë vetëm në drejtim të përgatitjes së një takimi të ri, dhe jo sipas agjendës së vendosur nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak vitin e kaluar. Ai tha se Beogradi pret bisedime mbi themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Drecun deklaroi se Kosova deri më tani ka miratuar disa platforma për vazhdimin e bisednimeve me Serbinë, që sipas tij janë vetëm pengesa për vazhdimin e dialogut.
“Është një platformë kundër dialogut, gjithçka që është bërë deri më tani në Prishtinë. Është interesante që Albin Kurti mbron vazhdimin e bisedimeve, por vetëm në drejtim të përgatitjes së një takimi të ri. Siç thotë ai, ai do të flasë me presidentin Vuçiq për ta përgatitur një takim tjetër”, tha Drecun gjatë një në programin e mëngjesit.
Ai tha se pozicionet e SHBA-së dhe BE-së, të paktën zyrtarisht, ndryshojnë.Reklamë
“Amerikanët besojnë se këto bisedime duhet të përfundojnë me njohjen e shtetit të rremë të Kosovës nga Beogradi, ose siç thonë ata njohjen reciproke, ndërsa Lajçak u desh të shmangte një zgjedhje të tillë për shkak të pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën”, tha Drecun.
Ai tha se është rënë dakord që të diskutohet çështja e personave të zhdukur, kthimi i personave të zhvendosur, pretendimet e ndërsjella financiare, pronësia dhe bashkëpunimi ekonomik.
“Tani, pas deklaratave të tij dhe përgatitjes së terrenit, Kurti do të pranonte qëndrimin e tij për ta ndryshuar plotësisht agjendën, në mënyrë që Asociacioni i komunave serbe të mos jetë fare në rendin e ditës. Ne nuk do ta lejojmë dhe nuk do ta lejojmë asnjëherë këtë. Nuk ka asnjë bisedë fare nëse nuk bihet dakord për ta formuar Asociacionin i komunave serbe”, theksoi Drecun.
Ai vlerësoi se do të jetë një luftë e vështirë, pozicionale mbi atë që do të vendoset në rendin e ditës dhe si të procedohet në dialog.