Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” , në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Enigma se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Pas aksidentit, njëra nga veturat është rrokullisur. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor./Gazeta Enigma/

Related Articles