Drejtori i KB Pejës paralajmëron publikimin e një afere të madhe në sport, implikon një gjyqtar

Drejtori i KB Pejës paralajmëron publikimin e një afere të madhe në sport, implikon një gjyqtar

Drejtori sportiv i KB Pejës, Arbër Elshani ka paralajmëruar publikimin e një incizimi telefonik që sipas tij implikon një gjyqtar të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Elshani ka paralajmëruar publikimin e video incizimit, teksa ka shtuar se të njëjtin do ta dorëzoj edhe në prokurori.

“Kam arritur ta siguroj një incizim telefonik, qe e implikon rende gjyqtarin Eldin Uglari dhe jo vetëm atë, por edhe shume te tjerë. Unë do ta dorëzoj menjëherë në prokurori sot te njëjtën. Ndërkaq pas dërgimit në prokurori do ta publikoj këtu në Facebook dhe do ta shihni, se me çfarë njerëzve kemi të bëjmë. Kështu kam vepruar edhe ne vitin 2021 për një rast tjetër! Basketbolli është i sportistëve dhe jo i krimineleve”, thuhet në postimin e Elshanit.

Drejtori pejan ka kohë që shfaq pakënaqësitë e tij me ndarjen e drejtësisë në basketbollin kosovar, ndërsa ka akuzuar rëndë gjyqtarët dhe komesarin e tyre tash e sa kohë.

Peja momentalisht ndodhet në pozitën e parë në tabelën e Princ Caffe Superliga, me 25 pikë, një pikë më shumë se Prishtina në vendin e dytë.

Related Articles