Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, në një konferencë për media ku ka dhënë detaje për situatën e sotme në veri ka thënë se barnatorja ku janë sulmuar Policia e Kosovës është e një shqiptari që jeton dhe vepron aty.
“Për barnatoren ku janë sulmuar Policia është lokal i një shqiptari i cili jeton dhe vepron në vëri dhe është i njohur për kontrabandë. Lëndimet që i kanë pësuar pjesëtarët e policisë janë lëndime të lehta dhe nukkanë lëndime të rënda”, ka deklaruar Mehmeti.
Tutje ai ka shtuar se “Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka filluar zbatimi i planit operacional kundër luftimit të grupeve kriminale, në gjashtë lokacione, në Prishtinë, Në Mitrovicë të jugut dhe të veriut dhe në Pejë, ku janë konfiskuar mallra dhe arrestim të disa personave. Janë bastisura shtëpi, magazina dhe lokale të ndryshme. Grupet kriminale janë grumbulluar dhe kanë hedhur shok bomba, kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë gjuajtur me bombola të gazit. Pas gjitha këtyre masave, policia është detyruar t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Ka pasur rrjedhje të informacionit, e cila është duke u hetuar nga organet e rendit”.
Kurse, Sveçla në konferencë për media deklaroi se tetë zyrtarë policorë janë lënduar në si pasojë e tensionimit të situatës në veri të Mitrovicës teksa ka kërkuar nga autoritetet zyrtare që kryesit e sulmeve ndaj personave zyrtarë të vihen para drejtësisë./Gazeta Enigma/.