Rahovec: Babai në ndikim të alkoolit tenton ta vrasë djalin e tij

Rahovec: Babai në ndikim të alkoolit tenton ta vrasë djalin e tij

Një burrë në Rahovec në ndikim të alkoolit ka tentuar ta vrasë djalin e tij.

Policia e Kosovës  ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar arma, tre karikatorë, 41 fishekë te kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

I njëjti  është dërguar në mbajtje.

“Rahovec, 06.08.2021-18:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shtënë me arme zjarri në drejtim të djalit të tij viktimës mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar arma të cilën e kishte me leje, tre karikatorë, 41 fishekë te kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles