Pas Harallamb Qaqi, edhe Hektor Idrizaj do vijoj karrierën te Drenica.
Vlonjati që u largua nga Partizani do luajë për herë të parë në Superligën kosovare, ndërsa Qaqi e mbylli sezonin e fundit me drenicakët, ndërsa bëhet e ditur se do vijojë karrierën edhe për një tjetër sezon.
Idrizaj ishte pikë fikse në mbrojtjen e Demave, duke bërë një sezon të mirë me Dajën në stol.
Tanimë për 32 vjeçarin nis një aventurë e re, teksa pritet prezantimi te Drenica. Veç Flamurtarit, Idrizaj ka luajtur në Shqipëri edhe për Teutën, Bylis, Skënderbeun dhe Kamzën. Pas aventurës me Laçin, Kukësin, Veronën, Skënderbeun dhe Kamzën, 27 vjeçari Qaqi do mbetet sërish te Drenica.