Drenica konfirmon marrëveshjet me Avdullin dhe Arrabal

Drenica konfirmon marrëveshjet me Avdullin dhe Arrabal

Drenica edhe pse i kishte regjistruar disa ditë më parë në FFK, sot ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me dyshen e Arbërisë, Qlirim Avdulli dhe Bruno Arrabal Passamani.

Mbrojtësi Avdulli është bashkuar me skuadrën, ndërsa Arrabal do të bashkohet sapo të kompletojë dokumentacionin.

“Skuadra në ditët e fundit të afatit kalimtar ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë, Qlirim Avdulli”.

“Lojtari ferizajas  do të mbrojë ngjyrat kuq e zi, pasi ka nënshkruar kontratë një (1) vjeçare , me mundësi vazhdimi.  22 vjeçari, vjen nga KF ARBERIA ku u paraqit në edicionin që sapo e lamë pas. Futbollisti u prezantua sot në ambientet e klubit. Lojtari me parë ishte bashkuar më ekipin dhe është i gatshëm për edicionin e ri që do të nis këtë fundjavë”.

“Ndërkohë, klubi njofton po ashtu arritjen e marrëveshjes edhe mesfushorin me tipare mbrojtëse, Bruno Arrabal Passamani. Ish-lojtari po ashtu i Arbërisë, ka nënshkruar kontratë me klubin deri në përfundim të edicionit 2021/22. I njëjti do të bashkohet më skuadrën sapo të kompletojë dokumentacionin, pasi lojtari momentalisht gjendet në Brazil”.

“Prezantimi i lojtarit do të bëhet ditëve në vijim, sapo lojtari të arrijë nga Brazili në Kosovë.  Më këto dy përforcime ekipi ka përmbyllur transferimet e afatit kalimtar veror, duke u koncentruar tashmë vetëm në ndeshjet e kampionatit që do të startojë këtë fundjavë”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.

Drenica është duke i bërë përgatitjet e fundit para duelit që zhvillohet në fundjavë ndaj SC Gjilanit, e ku kuqezinjtë janë vendas.

Related Articles