Dreshaj i AAK-së: Qeveria Kurti, dështim në reformën ekonomike, arsimore dhe shëndetësore

Dreshaj i AAK-së: Qeveria Kurti, dështim në reformën ekonomike, arsimore dhe shëndetësore

Shemsedin Dreshaj, deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, në një konferencë për media ka kritikuar ashpër qeverinë duke thënë se ka dështuar si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Dreshaj e ka akuzuar Qeverinë Kurti për dështime në diplomaci dhe prishje të raporteve me ShBA-në, përjashtimin e FSK-së nga “Defender 2023” dhe për sanksione të vendosura nga BE-ja dhe ShBA-ja.

“Dështim në reformën ekonomike, arsimore dhe shëndetësore, humbje e shpresës për të nesërmen, ikja e të rinjve dhe profesionistëve të profileve të ndryshme, diskriminim të veteranëve etj”, ka thënë Dreshaj.

Në fund, Dreshaj theksoi se me votimin e djeshëm qeveria doli kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Dje votim kundër vendimit te GJK, për pensioninstet kontributdhënës. Vazhdon diskriminimi i njëjtë me ligjin paraprak për skema pensionale. Pra, me këtë ligj për një ditë humbin 15 vjet kontribute”, tha Dreshaj.

Related Articles