Drita barazon me skuadrën ukrainase në miqësore, ja kush realizoi për gjilanasit

Drita barazon me skuadrën ukrainase në miqësore, ja kush realizoi për gjilanasit

Klubi Futbollistik “Drita” ka barazuar në miqësore me skuadrën ukrainase, Chornomorets Odessan.

Ndeshja e zhvilluar në Antalia të Turqisë u mbyll baras 1:1.

Marko Simonovski ishte i pari që hapi serinë e golave në minutën e 30-të për nënkampionen kosovare.

Megjithatë, mysafirët barazuan shifrat katër minuta pa u mbyllur koha e rregullt e takimit nga penalltia.

Drita në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror po aranzhon ndeshje kontrolluese.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles