Drita barazon në sekondat e fundit ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”

Drita barazon në sekondat e fundit ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”

Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Dritës kanë barazuar 3:3 në ndeshjen e javës së 20-të në Superligë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ekipi vendas shënoi dy gola në pjesën e parë me anë të, Leutrim Kryeziut dhe Diar Halilit.

Në pjesën e dytë, Drita u rikthye në lojë duke shënuar golin për 2:1 me anë të mbrojtësit, Besnik Krasniqi.

Kur u mendua se “Intelektualët” mund ta barazonin rezultatin, në skenë doli Drilon Islami që shënoi një gol të bukur për shifrat 3:1.

Albert Dabiqaj me gol në minutën e 77’të për rezultatin 3:2 i dha shpresë ekipit mysafir.

Kurse golin e barazimit e shënoi Rron Broja në sekondat e fundit të ndeshjes.

Me këtë pikë, Drita mbetet lidere e Superligës me 44 pikë, kurse Prishtina në pozitën e 4-të me 29 pikë.

Related Articles