Skaudra e Dritës ka bërë histori me kalimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
‘Intelektualët’ triumfuan me shifrat 2 me 3 edhe në ndeshjen e dytë ndaj Differdange, duke triumfuar me rezultatin e përgjithshëm 2 me 4
Drita bëhet skuadra e parë nga Kosova që kalon në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve, kurse atje do të ketë punë shumë të vështirë, sepse do të përballet me skuadrën e madhe daneze, FC Copenhagen.
Ndeshja e parë: Do të luhet më 22 korrik 2025 në Parken Stadium në Kopenhagë, Danimarkë.
Ndeshja e dytë: Do të zhvillohet më 29 korrik 2025, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.