Drita dhe Ballkani kualifikohet tutje në Kupën e Kosovës

Drita dhe Ballkani kualifikohet tutje në Kupën e Kosovës

Drita dhe Ballkani janë kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, falë fitores ndaj Fushë Kosovës, respektivisht Malishevës.

Drita e mposhti thellë 0-5 skuadrën e Fushë Kosovës në ndeshjen e luajtur në Prishtinë.

Arbnor Muja me dy gola, Ardian Cuculi, Simonovski e Jashari me nga një e “vulosën” triumfin e “bardhekaltërve” ndaj ekipit që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.

Në ndërkohë, fitore ka arritur edhe Ballkani në duelin tjetër, por me mjaftë vështirësi përballë Malishevës. Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Albion Rrahmani.

Njëherit, këto ishin ndeshjet e para për dy skuadrat që synojnë titullin në stinorin pranveror.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles