Drita dhe Llapi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës.
Të drejtuarit e Tahir Batatinës e eliminuan Prishtinën në gjysmëfinale dhe tashmë në finale do të përballen me skuadrën e Dritës, në atë që pritet të jetë një spektakël i futbollit kosovar.
Në anën tjetër, Drita eliminoi Ramiz Sadikun dhe tashmë kërkon edhe një trofe në futbollin tonë, me skuadrën e Ardian Nuhiut që duket se ka mbetur shumë larg Ballkanit të vendit të parë, në garën për titullin kampion.
Finalja e Kupës së Kosovës luhet më 21 maj, me fillim prej orës 20:00.
Kujtojmë që Llapi e ka fituar trofeun në vitin e kaluar, pas triumfit ndaj Dukagjinit.