Drita e Llapi fillojnë sot aventurën në Konferencë Ligë edhe zyrtarisht

Drita e Llapi fillojnë sot aventurën në Konferencë Ligë edhe zyrtarisht

Klubet kosovare sot fillojnë aventurën në garat evropiane për këtë sezon. Në kuadër të “Europa Conference League”, Drita dhe Llapi do të ndeshen me kundërshtarët e tyre.

Drita do të luaj në cilësinë e vendasit kundër ekipit shqiptar nga Mali i Zi, KF Deçiq nga Tuzi. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës me fillim nga ora 20:00.

Në ndeshjen tjetër, Llapi do të luaj si mysafir i gjigantit shqiptar, KF Shkupi. Ky ballafaqim zhvillohet në stadiumin “Arena Todor Proeski” të Shkupit me fillim nga ora 20:00.

Related Articles