Drita e mposhtë Gjilanin me rezultat të thellë

Drita e mposhtë Gjilanin me rezultat të thellë

Skuadra e Dritës e ka mposhtur atë të Gjilanit, me rezultat 4-0, në derbin e 50-të lokal.

Të gjithë katër golat u shënuan në pjesën e parë, ndërkohë që të dy skuadrat e shënuan nga një gol në pjesë të dytë, por që u anuluan.

Seria e golave filloi në minutën 14’ me Almir Ajzeraj. Në minutën 17’ shënoi Rron Broja. Golin e tretë e shënoi Arb Manaj. Për golin e katërt realizoi Denys Kostyshyn, në fund të pjesës së parë.

Me këtë fitore mbreslënëse, Drita vazhdon fuqishëm si lider në tabelën e Superligës, ndërsa Gjilani renditet I katërti. /Gazeta Enigma

Related Articles