Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita fitoi me rezultat të pastër 2:0 në derbin lokal ndaj Gjilanit, i cili u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Almir Ajzeraj kaloi “Intelektualët” në epërsi në minutën e 32-të të ndeshjes.
Kurse, Ardit Tahiri realizoi për 2:0 në minutën e 82-të të takimit.
Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e tretë, një më pak se Llapi dhe katër më pak se Ballkani.
Në anën tjetër, Gjilani mbetet i shtati me shtatë pikë të tubuara.
Dukagjini është ndarë baraz me Feronikelin 74.
Klinasit kaluan të parët në epërsi nëm minutën e 44-të nëpërmjet Iljasa Zulfiut.
Por, rezultati u barazua nga mysafirët në fillimin e pjesës së dytë.
Ky barazim e dërgon Dukagjinin në kuotën e tetë pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Feronikeli gjendet në vendin e tetë me një pikë më pak.