Drita dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
‘Intelektualët’ janë nikoqir të ‘Skifterave’ në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial, me fillim nga ora 14:00.
Ekipi i Zekirija Ramadanit vjen në këtë ndeshje nga një formë e luhatshme dhe dëshiron t’i kthehet fitores për të mbajtur epërsinë me ndjekësit në tabelë.
Në anën tjetër, ekipi i Ardian Nuhiut gjithashtu synon t’i kthehet fitores për t’u ofruar edhe më shumë me pozitën e tretë në tabelë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Drita: Maloku; B.Krasniqi, Bejtullai, Mesa, Ovouka; Broja, Dabiqaj; Tusha, Kostyshun, Ajzeraj; Manaj;
Gjilani: Haxhihamza; Thaqi, Roganovic, Arago, Ibrahimi; Bilali, Taipi, Shabani; Prapashtica, Jarovic, Bilalli;