Drita – Gjilani, ndeshja kryesore e xhiros së së radhës në Superligë

Drita – Gjilani, ndeshja kryesore e xhiros së së radhës në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në program në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 24-të kampionale.

Derbi më i madh në Kosovë ndërmjet dy rivalëve të përbetuar lokal, Dritës dhe Gjilani luhet ditën e enjte me fillim nga ora 13:00.

Padyshim se vëmendja kryesore e futbolldashësve kosovar do të jetë në Anamoravë, tek ky derbi që gjithnjë ngjallë interesim të madh për shkak të rivalitetit të madh që kanë dy klubet.

Rivaliteti rritet edhe më shumë në një kohë dhe një edicion kur dy skuadrat po luftojnë për titull të kampionit.

Duelet tjera janë ndërmjet Llapit e Drenicës, Ballkani në superformë i shkon Malishevës, Prishtina viziton Drenasin për t’u takuar me Feronikelin e dorëzuar, Ulpiana e Dukagjini luajnë derbin e “mbijetesës”.

Këto janë çiftet e javës së ardhshme në elitë:

Feronikeli – Prishtina

Ulpiana – Dukagjini

Drita – Gjilani

Llapi – Drenica

Malisheva – Ballkani.

/Gazeta Enigma/

Related Articles