Klubi lider në Superligë, Drita dhe trajneri Zekirija Ramadani, kanë rënë dakord për vazhdim të bashkëpunimit deri më 2027.
“Puna e mirë duhet të vazhdojë. Në ambientet e klubit në prani të drejtorit gjeneral z. Feti Murseli është zyrtarizuar vazhdimi i bashëpunimit me trenerin Zeko Ramadani edhe për dy vite të tjera”, thuhet në komunikatën e klubit gjilanas.
Ekipi bardhë e kaltër tha se besimi i klubit ndaj trajnerit Ramadani vazhdon të mbetet i palëkundur në atë që klubi ka projektuar që nga dita e parë kur Zeka iu bashkua ekipit.
“Së bashku për misione të reja!”, thuhet në fund të njoftimit.
Drita ka lënë larg klubet e tjera në tabelën e Superligës, duke grumbulluar deri më tani 60 pikë, 13 më shumë sesa vendi i dytë, Ballkani. /Gazeta Enigma