Drita – Inter Turku: Befasi në formacionet startuese

Drita – Inter Turku: Befasi në formacionet startuese

Klubi Futbollistik “Drita” do ta zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit kundër Inter Turkut.

Në kuadër të rundit të parë eliminator në Ligën e Konferencës, skuadra nga Gjilani do të ndeshet me finlandezët e Turkus, shkruan Gazeta Enigma.

Ndeshja e parë në Turku i takoi vendasve me rezultat minimal, 1:0.

Kurse, sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita synon përmbysjen dhe kualifikimin tutje.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj ndeshje:

DRITA: Maloku, Krasniqi, Limani, Balde, Bardhoku, Jashari, Broja, Selmani, Baftiu, Muja, Simonovski.

INTER TURKU: Riikonen, Niska, Ruxi, Ketting, Arcelore, Paananen, Tamminen, Arsalo, Hyvarinen, Forsell, Jyry.

/Gazeta Enigma/

Related Articles