Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet hapëse të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.
45 minutat e para në derbin e javës ndërmjet Dritës dhe Llapit janë mbyllur baras.
Rezultati pas fraksionit të parë të lojës në stadiumin e qytetit në Gjilan është 0-0, në një ndeshje ku po përcjellet nga numër i madh i tifozëve. Krahas Intelektualëve, në tribuna janë edhe tifozët mysafirë të cilët kanë udhëtuar nga Podujeva për t’i dhënë zemër ekipit të tyre.
Përkundër derbit, në takimin tjetër që po zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” janë shënuar dy gola.
Dy skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1-1.
Golin e parë e realizoi braziliani, Maclei në minutën e 19-të nga penalltia.
Ulpiana kishte edhe një tjetër mundësi të artë në minutat e fundit kur Marclei dështoi të dërgonte topin në rrjetë, poashtu nga 11-metërshi i penalltisë.
Gabimin e Marclei e shfrytëzuan mysafirët që barazuan shifrat në minutën e 42-të me autor, Xhevdet Shabanin që realizoi gol të bukur.