Pritjes i erdhi fundi, Superliga e Kosovës në futboll i rikthehet aktivitetit sot.
Edicioni pranveror pritet të jetë jashtëzakonisht interesant, me skuadrat që kanë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe do të luftojnë për të arritur objektivat e tyre.
Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje do të zhvillohet sot në Gjilan, mes Dritës dhe Llapit, në orën 13:00. Të dy skuadrat kanë nga 34 pikë, në vendin e dytë, përkatësisht të tretë.
Llapi: Avdyli, Jashari, Vokrri, Namani, Hyseni, Ramadani, Krasniqi, Blakçori, Musolli, Januzi, Bekteshi
Drita: Smakiqi, Besnik Krasniqi, Bejtulai, Thaqi, Ovouka, Broja, Dabiqaj, Baftiu, Selmani, Ajzeraj, Blerim Krasniqi