Kampioni i Kosovës, Drita ka mësuar tashmë kundërshtarin që do të luajë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Sot (e martë), me fillim nga ora 14:00 është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës.
Ekipet evropiane kanë mësuar tashmë kundërshtarët e tyre për raundin e parë kualifikues dhe ndër to edhe Drita.
Kampionia e Kosovës në këtë raund do të ndeshjet me ekipin e FC DIfferdange 03 nga Luksemburgu.
Ndeshjet e turit të parë janë paraparë të zhvillohen me datat: 8/9 dhe 15/16 korrik 2025.