Drita ka shënuar fitore ndaj Prishtinës në shtëpi me rezultat 2:0 në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Të dy golat për gjilanasit i realizoi Veton Tusha.
Me këtë fitore, Drita tani shkon në kuotën e 63 pikëve në vendin e parë, 10 më shumë se Ballkani.
Në anën tjetër, Prishtina mbetet e pesta me 38 pikë gjithsej.
Fitore sot shënoi edhe Ballkani që në Suharekë e mposhti Gjilanin minimalisht 1:0.
Golin e vetëm në këtë ballafaqim e realizoi Sunday Adetunji.
Me këtë fitore, Ballkani tani ka 53 pikë në vendin e dytë, por mbetet ende 10 më pak se liderja Drita.
Kurse, Gjilani me këtë humje mbete me 38 pikë në vendin e gjashtë.