Drita e Gjilanit është eliminuar nga garat e Ligës së Konferencës.
Drita humbi nga Atwerpi i Belgjikës me rezultatin, 2:0. Golin e parë në ndeshjen kthyese të zhvilluar në Prishtinë e shënoi kosovari Lindrit Krasniqi në minutën e 53-të.
Ai shënoi gol me kokë, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 97-të Michel-Ange Balikwisha. Për Dritën ishte pjesëmarrja e katërt në garat e UEFA-s.