Klubi futbollistik Drita e ka siguruar për herë të parë në histori play-offin e Ligës së Konferencës, pavarësisht humbjes nga Rayo Vallecano.
Skuadra gjilanase pësoi humbje me rezultat 3-0 nga Vallecano, ku vendasit kuptohet ishin dukshëm më të mirë.
Florian Lejeune me një supergol nga distanca e la të shtangur skuadrën e Dritës për t’i dhënë epërsinë vendasve (33’).
Ndërsa, ishte një gabim i portierit Behluli që shkaktoi një indirekt, ku realizoi Gumbau pas pasimit të Lejeune lehtësisht nga afërsia (66’).
Ndërkohë, fitoren e Vallecanos e vulosi krejt në fund Pacha pas asistimit të Valentin (83’).
Kësisoj, Drita e mbyllë fazën e ligës me tetë pikë si pozitë e 21-të, ndërsa Vallecano si vend i katërt me 13 sosh.
Drita në play-off së shpejti do ta mësojë edhe kundërshtarin, ku do të zhvillohen dy ndeshje.
